KUMANOVË

Sh.E. VLLAZNIA me Program festiv me fëmijët me rastin e 28 Nëntorit

Shoqata Edukative “Vllaznia” në Kumanovë sot një program të pasur festiv me rastin e 28 Nëntorit, ku morën pjesë fëmijët që i ndjekin mësimet në kuadër të Shoqatës. Aktiviteti u mbajt në një atmosferë festive dhe mjaft të gëzueshme, duke sjellë para publikut recitime, referate dhe valle të përgatitura me përkushtim nga nxënësit.

Fëmijët, përveç pjesës artistike, realizuan edhe punime kreative me të cilat zbukuruan ambientin e Shoqatës, duke i dhënë një pamje të veçantë dhe simbolike festës.

Në këtë aktivitet, fjalë rasti mbajti nënkryetarja e Shoqatës “Vllaznia”, znj. Haxhije Ajvazi, e cila përgëzoi fëmijët për angazhimin e tyre dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së traditës, historisë dhe vlerave kombëtare.

Fëmijët kaluan momente të gëzuara, por edhe mjaft edukative, duke mësuar më shumë rreth rëndësisë së shtetformimit, ngritjes së vetëdijes kombëtare, si dhe kontributit të figurave kyç historike që kanë luajtur rol të rëndësishëm në këto procese.

Shoqata Edukative “Vllaznia” falënderon të gjithë fëmijët, prindërit dhe mësuesit për bashkëpunimin dhe përkushtimin në realizimin e këtij programi festiv.

Kumanovë, 29 nëntor 2025