Koncesioni i dhënë nga VMRO-DPMNE, simbol i krimit dhe marrëveshjeve korruptive, ra në arbitrazh. Shteti e fitoi betejën, nuk do të paguajë dëmshpërblim prej 115 milionë euro.
Le të kujtojmë:
Rasti, gjegjësisht seancat gjyqësore, u mbyllën në vitin 2023
Gjykata e Arbitrazhit sjell vendim përfundimtar brenda dy (2) viteve pas fjalëve përfundimtare
Ekipi që i përfaqësoi të drejtat e shtetit tonë gjatë gjithë atij procesi u udhëhoq me përcaktime dhe udhëzime të qarta nga kabineti im në Qeverinë e kaluar.
Prandaj, falënderim i sinqertë për White & Case, përfaqësuesit tanë kryesorë në arbitrazh, nëpunësit shtetërorë dhe ekspertët që dhanë dije dhe energji, si dhe për zyrat lokale të avokatëve për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.
Faleminderit të gjithëve që i përfaqësuan interesat e shtetit. Kështu nderohet atdheu – me qasje të sinqertë dhe pa kalkulime – ndërsa për ata që kishin interesa të tjera, e ardhmja do të tregojë.

