KUMANOVË

Zëvendësministri Iseni në SPB Kumanovë: Policia nuk do të lejojë cënimin e sigurisë së asnjë qytetari

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni sot (02.12.2024) ka qëndruar për një vizitë pune në SPB Kumanovë. Gjatë vizitës u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në territorin e Kumanovës, përfshirë ngjarjet me flamurin dhe djegien e mbrëmshme të tri veturave dhe një objekti. Është konstatuar se gjendja e sigurisë është stabile dhe këto raste të izoluara një pjesë janë zbardhur plotësisht dhe për një pjesë po punohet për zbardhjen e tyre dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë autorëve.

Zëvendësministri Iseni theksoi edhe një herë se ruajtja e sigurisë, paqes dhe qetësisë së qytetarëve është prioritet absolut i policisë dhe kushdo që tenton ta shkelë atë në çfarëdo mënyre do të parandalohet dhe sanksionohet nga policia dhe do të vihet para drejtësisë.