Një rast i dhunës në familje është regjistruar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Kumanovës, raporton tvfesta.mk
Sipas njoftimit nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, më 6 tetor 2026, në orën 12:20, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 59-vjeçarin me iniciale Z.D., banues në një nga fshatrat e Kumanovës.
Siç informon tvfesta arrestimi i tij ka ardhur pasi i njëjti është sjellë në mënyrë agresive dhe ka drejtuar kërcënime ndaj nënës së tij.
Personi në fjalë është shoqëruar dhe ndaluar në stacionin policor, ndërsa nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës ligjor. /tvfesta

