Zëvendësministri Astrit Iseni në mbledhjen e parë të Komitetit për Investime Publike
Në kuadër të aktiviteteve të sotme, mora pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit për Investime Publike, e cila u mbajt në Ministrinë e Financave.
Në mbledhje, fjalime hyrëse patën Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski dhe Ministrja e Finansave dhe Kryetarja e Komitetit për Investime Publike, Gordana Dimitrieska-Koçoska.
Gjatë takimit u shqyrtua Lista e propozim-ideve të projekteve, me ç’rast u diskutua për arsyetimin, prioritetin dhe harmonizimin e tyre me qëllimet strategjike të shtetit. Komiteti miratoi Listën e propozim-ideve të vlerësuara dhe të aprovuara, e cila paraqet bazën për realizimin e mëtutjeshëm të investimeve kapitale.
Sipas procedurës së përcaktuar, pas miratimit, Lista do t’i dorëzohet Qeverisë me qëllim të sjelljes së Listës së parë Përfundimtare Prioritare të projekteve për investime publike, në përputhje me nenin 25 të Rregullores për menaxhimin e investimeve publike.
Pjesëmarrja ime si Zëvendësministër në këtë mbledhje konfirmon përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në proceset e planifikimit strategjik dhe realizimit të investimeve publike, veçanërisht në pjesën e avancimit të infrastrukturës së sigurisë dhe kapaciteteve institucionale. Vazhdojmë tutje, me vendosmëri për një të ardhme më të mirë të qytetarëve tanë.

