
Në këtë tokë ku ëndrrat e shqiptarëve shpesh janë vonuar, sot fillon një kapitull që do të shkruhet me krenari! Sot, Forcat e Ndryshimit hodhën hapin e parë të madh, krijimin e Kryesisë së përbashkët të VLEN-it!
Nga ky moment, çdo hap, çdo veprim dhe çdo përpjekje do të bëhet vetëm nën një emër VLEN!
Nën një flamur të vetëm, Flamurin e Ndryshimit!
Me hyrjen në fuqi të moratoriumit mbi aktivitetet publike të partive pjesëmarrëse në VLEN, nuk ka më ngjyra të tjera, nuk ka më emra të veçantë, vetëm një zë, një forcë, një qëllim VLEN!
Në ditët që vijnë do të ngrihen edhe organet e tjera të përbashkëta Drejtuesit e VLEN-it dhe Shefi i Shtabit Zgjedhor, të cilët do të udhëheqin këtë betejë historike për dinjitetin, përfaqësimin dhe të ardhmen tonë.
Grupi ynë parlamentar vazhdon më i bashkuar se kurrë, me deputetë që janë të përkushtuar t’i japin forcë kësaj shprese të re që ka lindur për shqiptarët.
Nga sot, çdo hap do të jetë më i fortë, çdo fjalë më e fuqishme, çdo përpjekje më e bashkuar!
E ardhmja nuk pret. ajo nis tani, me VLEN!
𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐡𝐮𝐧𝐢 𝐦𝐞 𝐧𝐞! 𝐍𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐫𝐞𝐭 𝐦𝐞̈!