SPORT

Murati dhe Ristovski nga KF Bashkimi marrin ftesë nga Maqedonia e Veriut U21

Klubi i futbollit KF Bashkimi 1947 ka marrë një lajm të shkëlqyer nga tabori i përfaqësueses së re. Dy nga futbollistët e këtij ekipi, Adis Murati dhe Stefan Ristovski, kanë marrë ftesë zyrtare për të qenë pjesë e Përfaqësueses U21 të Maqedonisë së Veriut për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare, raporton tvfesta.mk

Lojtarët që bartin fanellën ezi e gjelbër të Kumanovës do të kenë një agjendë mjaft të ngjeshur me ekipin shpresë. Fillimisht, më 28 shtator, ata do të zhvillojnë një ndeshje miqësore kundër Rusisë.

Pas këtij sfidimi testues, vëmendja do të kalojë te ndeshjet zyrtare në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Më 1 tetor, Maqedonia e Veriut U21 do të përballet me Malin e Zi, ndërsa më 5 tetor e pret një udhëtim i vështirë në transfertë përballë Suedisë.

Nga klubi kumanovar kanë shprehur krenarinë për këtë arritje të futbollistëve të tyre, duke u dëshiruar paraqitje dinjitoze me fanellën e kombëtares.

„KF Bashkimi 1947 u uron shumë suksese Adisit dhe Stefanit! Jepni maksimumin dhe përfaqësoni denjësisht klubin tonë!“, thuhet në urimin zyrtar të klubit kumanovar.

Ftesa e dy futbollistëve është një tregues i punës së mirë që po bëhet te KF Bashkimi dhe një shtytje shtesë për karrierën e Muratit dhe Ristovskit në skenën ndërkombëtare./tvfesta