MAQEDONI

“20 vjet pa pishtarin e dritës: Jakup Asipi dhe lidhja e pathyeshme e besimit, moralit dhe çështjes kombëtare shqiptare”

Fondacioni për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS, në bashkëpunim me Shoqatën Edukative Vllaznia, organizojnë Akademi përkujtimore “20 vjet pa pishtarin e dritës: Jakup Asipi dhe lidhja e pathyeshme e besimit, moralit dhe çështjes kombëtare shqiptare”, raporton Televizioni FESTA.

Kjo Akademi Përkujtimore synon të ndriçojë kontributin e gjithanshëm të të ndjerit Hoxhë Jakup Asipi në fushën e besimit, edukimit moral dhe angazhimit kombëtar. Në kuadër të saj, me kumtesa dhe fjalime do të marrin pjesë personalitete të shquara akademike, fetare dhe shoqërore nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.