MAQEDONI

Taravari: Tërmet në BDI

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se, tërmeti që ka tronditur BDI-në po e fundos një herë e mirë këtë parti.

“Duket se tërmeti që ka tronditur BDI-në po e fundos një herë e mirë këtë parti…por realisht duhet të jemi objektivë dhe të kuptojmë se ish-funksionarët e saj të korruptuar nuk kanë lidhje me ata njerëz të ndershëm të cilët kanë besuar tek kjo parti.
Le t’i shërbejë BDI-së kjo periudhë si një fazë reformimi, reflektimi dhe pastrimi!”, ka shkruar Taravari.