Takim në QMK ndërmjet drejtorit, z. Muhamed Ali, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq, z. Sait Saiti
Sot, në hapësirat e Qendrës për Menaxhim me Kriza, u zhvillua një takim pune ndërmjet drejtorit të QMK, z. Muhamed Ali, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Sait Saiti.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve në fushën e parandalimit dhe përballimit të fatkeqësive natyrore, zjarreve dhe situatave të tjera emergjente. Theksi i veçantë u vu te përgatitja për ushtrime dhe trajnime të përbashkëta në të ardhmen.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e koordinimit të shpejtë dhe efikas, shkëmbimit të informacionit dhe aktiviteteve të përbashkëta në funksion të mbrojtjes së qytetarëve dhe sigurimit të ndihmës humanitare. Rëndësi të madhe ka edhe ndihma që Kryqi i Kuq ofron në përballimin e zjarreve dhe situatave të tjera krizash, gjë që e lehtëson ndjeshëm punën e shërbimeve kompetente.
Takimi përfundoi në një frymë pozitive, me përcaktimin e përbashkët që bashkëpunimi të zhvillohet dhe të zgjerohet në interes të qytetarëve dhe sigurisë së tyre.

