Këshilltari komunal në qytetin e Kumanovës, Driton Sulejmani, i cili vjen nga rradhët e partisë Alternativa apo nga koalicioni VLEN, përmes një postimi në rrjetet sociale ka përshëndetur nisjen e punimeve rreth rikonstruimit të rrugëve në lagjen e njohur “Orta Bunar” në Kumanovë, raporton Televizioni FESTA.
Më poshtë ua sjellim postimin e plotë👇🏻
Të nderuar qytetarë të Kumanovës
Ashtu siç kemi premtuar edhe po realizojmë. Sot filluan punimet për rikonstruimin e rrugës Karll Marks dhe Lube Gaçev në lagjen Orta Bunar.
Kjo rrugë e lënë në harresë me vite të tëra e në gjendje katastrofale në zemër të qytetit më në fund po e sheh zgjidhjen. Shumica e këshillit komunal sëbashku me kolegët Hulusi Asipu dhe Luljeta Milaimi po zgjidh provleme të kahmotëshme të qytetit.
Ta gëzojnë qytetarët.

