KUMANOVË

Bajrami: Besim Aliu, ish pjestar i tri luftërave të UÇK i bashkohet listës “Për Shqiptarët e Kumanovës”

Të nderuar miq, shokë e dashamirë,

Me krenari dua t’ju njoftoj se ish-pjesëtari i tri luftërave të UÇK-së dhe invalid i luftës, Besim Aliu, i është bashkuar listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”.

Besim Aliu, i njohur në mbarë trojet shqiptare, është një aktivist i palodhur i kauzës sonë kombëtare.

Vlen të theksohet se ai ka qenë dhe mbetet i pathyeshëm në veprimtarinë dhe qëndrimet e tij për kauzën tonë kombëtare – një kauzë që, fatkeqësisht, ka mbetur e cunguar dhe e nëpërkëmbur nga tradhtarët, servilët dhe profiterët e pasluftës.

Në Këshillin Komunal, ai do të jetë një shtyllë e fortë që do të ndalojë diskriminimin ndaj shqiptarëve dhe do të mbrojë interesat tona me dinjitet.

Ne mundemi më shumë!