SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër S.A.V. (53) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Përgjim”, raporton Televizioni FESTA.
“Më 22.06.2025, në SPB Kumanovë është bërë denoncim se e denincuara kishte ndjekur dhe shqetësuar një person nga Kumanova duke fotografuar dhe duke dërguar fotografi dhe mesazhe në telefonin celular të një personi tjetër”, thuhet në njoftimin e MPB, përcjel Televizioni FESTA.

