KUMANOVË

Në fshatin Llojan, me lëndime është gjetur emigrant

Më 04.09.2025 në orën 20:43 në SPB Kumanovë është pranuar informacion se në f. Llojan, komuna e Likovës, me lëndime ishte gjetur një person emigrant, raporton Televizioni FESTA.

Ekipi i Ndihmës Urgjente Mjekësore i ka ofruar ndihmë, ndërsa nëpunësit policorë kanë konstatuar se personi është M.R.N. (38) nga Afganistani dhe sipas rrëfimit të tij ishte sulmuar fizikisht në territorin e Republikës së Serbisë. Punohet në zbardhjen e rastit.