KUMANOVË

Shtrenjtohet transporti publik për 15 denarë në Kumanovë, nesër vendoset në Këshill!

Këshilli i Komunës së Kumanovës do të mbajë nesër një mbledhje të rregullt me gjithsej 20 pika në rendin e ditës. Vëmendjen kryesore të qytetarëve e merr propozim-vendimi për rritjen e çmimit të transportit publik, raporton tvfesta.mk

Këshilltarët komunalë do të shqyrtojnë Propozim-vendimin për rregullimin e transportit me linjë komunale të udhëtarëve në territorin e Komunës së Kumanovës. Me këtë vendim parashihet vazhdimi i lejeve të punës për transportuesit privatë, si dhe rritja e çmimit të biletës për 15 denarë.

Përveç shtrenjtimit të biletave, në rendin e ditës janë përfshirë edhe raporte pune të institucioneve publike, programe operative, zgjerimi i buxhetit komunal, si dhe propozimet për binjakëzimin e Kumanovës me katër komuna të reja nga rajoni dhe bota (Herceg Novi, Sarajeva Lindore, Karaganda dhe Çajetina).

Mbledhja do të nisë nesër në orën 10:00, ndërsa qytetarët do të mund ta ndjekin drejtpërdrejt në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Kumanovës. /tvfesta

Rendi i ditës:
Propozim-vendim për binjakëzimin e Komunës së Kumanovës me Komunën e Herceg Novit (Republika e Malit të Zi);

Propozim-vendim për binjakëzimin e Komunës së Kumanovës me Qytetin e Sarajevës Lindore (Republika Srpska, Bosnjë e Hercegovinë);

Propozim-vendim për binjakëzimin e Komunës së Kumanovës me Qytetin e Karagandës (Republika e Kazakistanit);

Propozim-vendim për binjakëzimin e Komunës së Kumanovës me Komunën e Çajetinës (Republika e Serbisë);

Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit mbi Vendimin e Ndërmarrjes Publike “Pastërtia dhe Gjelbërimi” – Kumanovë për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të makinerisë ndërtimore “Caterpillar” Komunës së Kumanovës;

Raporti vjetor i punës i Institucionit Publik Komunal për fëmijë – Kopshti i fëmijëve “Angel Shajçe” – Kumanovë për vitin shkollor 2025/2026;

Programi vjetor i punës i Institucionit Publik Komunal për fëmijë – Kopshti i fëmijëve “Angel Shajçe” – Kumanovë për vitin shkollor 2026/2027;

Programi i Komisionit për Barazi Gjajnore i Komunës së Kumanovës për periudhën 2027/2029, me plan aksional;

Raporti për realizimin e Programit për rregullimin e tokës ndërtimore, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës komunale të qytetit të Kumanovës dhe Programit për ndërtimin, rindërtimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve e rrugicave lokale në Komunën e Kumanovës për periudhën nga 1 janari 2026 deri më 30 qershor 2026;

Propozim-vendim për rregullimin e transportit me linjë komunale të udhëtarëve në territorin e Komunës së Kumanovës;

Raporti tremujor për realizimin e Buxhetit të Komunës së Kumanovës për kuartalin e dytë të vitit 2026;

Propozim-vendim për zgjerimin e mjeteve të Buxhetit të Komunës së Kumanovës për vitin 2026;

Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit për pranimin e donacionit të sendeve të luajtshme në Shkollën Fillore Komunale “Toli Zordumis” – Kumanovë;

Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit për plotësimin e Planit vjetor për punësime në Komunën e Kumanovës për vitin 2026;

Propozim-vendim për anulimin e Thirrjes Publike nr. 03/26 – përsëritje e pjesshme e plotësimit, për shprehje të interesit për aplikimin e kandidatëve për zgjedhjen e 1 (një) anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike “Tregjet” – Kumanovë;

Propozim-vendim për shpalljen e Thirrjes Publike nr. 03/26 – përsëritje e dytë e pjesshme e plotësimit, për shprehje të interesit për aplikimin e kandidatëve për zgjedhjen e 1 (një) anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike “Tregjet” – Kumanovë;

Propozim-vendim për shkarkimin dhe emërimin e përfaqësuesit nga Komuna e Kumanovës si anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Mesme Komunale Qendra Rajonale e Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Kiro Burnaz” – Kumanovë;

Propozim-vendim për shkarkimin dhe emërimin e përfaqësuesit nga Komuna e Kumanovës si anëtar i Këshillit të Shkollës në Shkollën Fillore Komunale “Vëllezërit Ribar” – fshati Tabanoc;

Propozim-vendim për shkarkimin dhe emërimin e përfaqësuesit nga Komuna e Kumanovës si anëtar i Këshillit të Shkollës në Shkollën Fillore Komunale “Jeronim De Rada” – fshati Çerkez;

Propozim-vendim për shkarkimin dhe emërimin e anëtarit të Këshillit për kontrollin e punës materialo-financiare të Bibliotekës Publike Komunale “Tane Georgievski” – Kumanovë.