KUMANOVË

Lajm i mirë për nxënësit e Orizares: Nga e hëna rregullohet transporti për në shkollën “Faik Konica” në Sllupçan

Prindërit dhe nxënësit e fshatit Orizare do ta kenë më të lehtë udhëtimin për në procesin mësimor. Nga dita e hënë, më 2 nëntor 2026, nis zyrtarisht transporti i rregullt për nxënësit drejt shkollës fillore “Faik Konica”, e cila gjendet në fshatin Sllupçan, raporton tvfesta.mk

Sipas njoftimit zyrtar të drejtuar prindërve, çmimi për pagesën mujore të këtij transporti do të jetë 1.200 denarë.

Për çdo informacion shtesë apo sqarim rreth orareve dhe detajeve të tjera, prindërit mund të kontaktojnë drejtpërdrejt përgjegjësin në numrin e telefonit: 070 586 240.

Organizatorët shprehin falënderime për të gjithë prindërit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, me qëllim garantimin e një udhëtimi të sigurt dhe të rregullt për fëmijët. /tvfesta.mk/