Ndërmarrja Publike “Pastrim dhe Gjelbërim” – Kumanovë po vazhdon me aktivitetet për rregullimin, mirëmbajtjen dhe zbukurimin e hapësirave publike në qytet, informon tvfesta.mk.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ndërmarrja ka njoftuar se ekipet e saj janë duke punuar në përgatitjen e sipërfaqeve për mbjelljen e luleve në sheshet “Jugosllavia e Re” dhe “Marshall Tito”.
Këto aktivitete kanë për qëllim përmirësimin e pamjes së shesheve të qytetit dhe krijimin e një ambienti më të bukur e më të këndshëm për qytetarët.
Përmes këtyre punimeve, NP “Pastrim dhe Gjelbërim” po vazhdon angazhimin për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra dhe përmirësimin e estetikës urbane në Kumanovë. /tvfesta

