MAQEDONI

Sadiku: Pata kënaqësinë të vizitoj fshatin Ropalcë, ku u takova me aktivin e VLEN dhe banorët e këtij vendbanimi

Pata kënaqësinë të vizitoj fshatin Ropalcë, ku u takova me aktivin e VLEN dhe banorët e këtij vendbanimi.

Biseduam hapur për nevojat dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët, duke vënë theks të veçantë te përmirësimi i infrastrukturës së kanalizimit dhe ujësjellësit, si dhe tek investimet e tjera të domosdoshme që do të rrisin cilësinë e jetës së banorëve të fshatit.

Si kandidat për kryetar të Komunës së Likovës, jam i vendosur të punoj me përkushtim për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm, për të siguruar kushte më të mira jetese dhe për të ndërtuar një komunë më funksionale për të gjithë.

Bashkë me banorët, do ta bëjmë ndryshimin e shumëpritur.