SHOWBIZ

“Sa vështirë”, hiti më i ri i këngëtarit kumanovar, Kushtrim Latifi

Këngëtari Kushtrim Latifi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Sa vështirë”, një këngë që prek ndjenjat dhe pasqyron emocionet e thella përmes një interpretimi të sinqertë.

“Sa vështirë” vjen si një bashkëpunim i realizuar me profesionalizëm, ku muzika është prodhuar nga Rinor Ukimeri, ndërsa teksti mban vulën e autorit Lindon Berisha. Projekti shquhet për atmosferën emotive dhe për stilin modern që karakterizon krijimtarinë e artistit.

Videoklipi i këngës është realizuar nga Ideal & Flamur Ebibi, nën produksionin A Film by Ideal, duke i dhënë projektit një dimension vizual të fuqishëm dhe estetikisht të kuruar. Artistit nuk i ka munguar as përkrahja e vazhdueshme e bashkëpunëtorëve, të cilëve u ka shprehur mirënjohje të veçantë.

Me këtë projekt, Kushtrim Latifi dëshmon edhe një herë përkushtimin e tij ndaj muzikës dhe pritet që “Sa vështirë” të pritet pozitivisht nga publiku dhe adhuruesit e tij.

Linku i videoklipit👇