KUMANOVË

Raportohet i zhdukur një 83-vjeçar nga Kumanova

Një 83-vjeçar nga Kumanova është raportuar i zhdukur mbrëmjen e së dielës nga bashkëshortja e tij, informon tvfesta.mk

Rasti është konfirmuar nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, ku njoftohet se denoncimi është bërë në stacionin policor.

“Më datë 06.09.2026, në orën 18:00, në SPB Kumanovë, E.M. (72 vjeçe) ka raportuar se bashkëshorti i saj, S.M. (83 vjeç), është larguar nga shtëpia,” njoftoi policia me anë të një komunikate.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme bëjnë me dije se forcat e rendit kanë nisur kërkimet dhe po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e të moshuarit./tvfesta