MAQEDONI

Përfundoi mbledhja e VLEN-it, Qoku: Qëndrojmë stoik dhe të bashkuar

Ka përfunduar mbledhja e liderëve të koalicionit VLEN.

Ky koalicion mbetet i bashkuar mirëpo detajet për ndarjen e komunave në zgjedhjet lokale mbetet temë e cila duhet te diskutohet edhe më tutje. Kështu deklaroi Bekim Qoku nga VLEN, i cili tha se koalicioni qëndron stoik pavarësisht se ka pasur mendime të ndryshme brenda partive në koalicion.

“Ne jemi bashkë, ne jemi VLEN. Vazhdojmë si subjekt i përbashkët dhe mbetet të diskutohet se si do të ndahen komunat. Ne nuk kemi pas mosmarrëveshje me Taravarin, ne kemi pas disa mendime të ndryshme, disa mendime që mund të ndodhin edhe në parti individuale e jo vetëm nëpër koalicione, mirëpo mund të them se në jemi kompakt, jemi të bashkuar dhe qëndrojmë stoik”, tha Qoku.