MAQEDONI

OEMVP zhvillon takim me përfaqësueset e Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM)

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Durim Zeqiri, së bashku me menaxheren operative, Miranda Ajdini, zhvilluan takim me përfaqësueset e Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni.

Në takim ishin të pranishme drejtoresha ekzekutive e KEMM-së, znj. Biljana Georgievska, dhe kryetarja e Këshillit Drejtues, znj. Leunora Kaliqi.

Gjatë takimit u diskutuan çështje me interes të përbashkët, mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, si dhe rëndësia e komunikimit dhe koordinimit në funksion të realizimit të iniciativave të përbashkëta.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të përvojave, me synim identifikimin e fushave konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen.