Njeriu i “pa mend”
Shkruan: Hamdi Nuhiju
Në librin e tij “Mendime”, filozofi Blez Paskal ka shkruar për njeriun, sjelljen e tij ndaj urtësisë, mendësisë si dhe temave të thella filozofike. Ai në mënyrë të rafinuar e gdhend mendjen njerëzore për t`i qëndruar ballë stuhive të kohës shekujve me rradhë. Dhe sot e kësaj dite është aktuale pikëpamja e tij mbi njeriun.
Mund ta paramendoj njeriun pa duar, mund ta paramendoj njeriun pa këmbë, madje njeriun e paramendoj edhe pa kokë, vetëm si trup, tha Paskal. Por, vazhdoi ai, asnjëherë nuk mund ta paramendoj një njeri pa mendime.
“Ky e ka rrafsh dynjanë”!
“Nuk e lodh kokën për asgjë”.
“Rroksh malet”.
“Ka lojtur”, janë disa prej thënieve nga gurra popullore shqiptare. Njeriu pa mend është trup dhe kokë që peshon kot mbi tokë!