KUMANOVË

Ndërron jetë Nazmi Zeqiri, ish-mësimdhënës i Shkollës Fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë

Ka ndërruar jetë Nazmi Zeqiri, ish-mësimdhënës i Shkollës Fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë, i cili për 28 vite dha kontribut në arsim dhe edukimin e shumë brezave të nxënësve, informon tvfesta.mk.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Shkolla Fillore “Bajram Shabani” përmes një njoftimi zyrtar, duke shprehur dhimbjen për humbjen e ish-kolegut të tyre.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë ish-kolegu ynë Nazmi Zeqiri, i cili për shumë vite dha kontributin e tij në arsim dhe në edukimin e brezave”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Nazmi Zeqiri kishte dalë në pension ne nëntor të vitit 2019, pas 28 vitesh punë dhe përkushtimi në Shkollën Fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë. Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, ai dha kontribut në procesin edukativo-arsimor dhe në formimin e gjeneratave të nxënësve.

Nga shkolla kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke vlerësuar kontributin e tij në arsim.

“Kujtimi për të dhe kontributi i tij në arsim do të mbeten gjithmonë të paharruar. U prehtë në paqe!”, thuhet më tej në mesazhin ngushëllues.

Edhe Televizioni Festa i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zeqiri, të afërmve, miqve dhe ish-kolegëve të të ndjerit Nazmi Zeqiri. /tvfesta