Qytetarët e Kumanovës, Likovës dhe disa vendbanimeve përreth do të përballen me ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike gjatë kësaj jave, për shkak të punimeve dhe ndërhyrjeve në rrjetin e shpërndarjes, raporton tvfesta.mk.
Sipas njoftimit të Elektrodistribucionit, ndërprerjet do të përfshijnë disa lagje, rrugë dhe fshatra, ndërsa në disa zona mungesa e energjisë elektrike do të zgjasë deri në nëntë orë.
E hënë, 23 nëntor 2026
Nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e rrugëve “11 Nëntori” dhe “Nikolla Vapcarov”, për shkak të rikonstruksionit të rrjetit të tensionit të ulët.
Nga ora 09:00 deri në 12:00, ndërprerje do të ketë në lokalitetin Oreov Lad dhe në rrugët “Pitu Guli” dhe “Ivo Lola Ribar”.
Ndërkaq, nga ora 09:00 deri në 11:00, pa energji elektrike do të mbetet edhe fshati Opajë i Komunës së Likovës.
E martë, 24 nëntor 2026
Nga ora 08:00 deri në 15:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në fshatrat Tabanoc, Vojnoviq dhe Sopot, si dhe në objektet ushtarake në fshatin Çetircë.
Nga ora 08:00 deri në 14:30, pa energji elektrike do të mbeten edhe konsumatorët në fshatrat Kojnarja e Poshtme, Kojnarja e Epërme, Reçicë, Tabanoc, Sopot dhe Vojnoviq, si dhe pika kufitare e Tabanocit dhe një pjesë e rrugës “Nikolla Tesla”.
Ndërprerje janë paralajmëruar edhe nga ora 08:45 deri në 14:45 në pjesë të rrugëve “Trajko Jovanovski” dhe “11 Nëntori”, informon tvfesta.
E mërkurë, 25 nëntor 2026
Nga ora 06:30 deri në 15:00, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e rrugëve “Branko Bogdanovski Gucman”, “Teofon Ekonomov”, “Barazhdinska”, një pjesë e lagjes Tërgovski, rruga “Gorno Milanovaçka” dhe një pjesë e bulevardit “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase”.
Nga ora 08:00 deri në 15:00, ndërprerje do të ketë edhe në një pjesë të fshatit Mllado Nagoriçan, konkretisht te konsumatorët përballë mullirit “Mosha Mel”.
Nga ora 08:15 deri në 15:30, pa energji elektrike do të mbeten objektet përballë pompës së karburantit “Lukoil”, në një pjesë të bulevardit “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase”.
Nga ora 08:45 deri në 14:45, ndërprerje do të ketë edhe në pjesë të rrugëve “Trajko Jovanovski” dhe “11 Nëntori”.
Gjithashtu, për shkak të rikonstruksionit të linjës së tensionit të ulët, nga ora 09:15 deri në 14:00 pa energji elektrike do të mbetet kompania “Tushevski”, në rrugën “11 Tetori”.
E enjte, 26 nëntor 2026
Nga ora 06:30 deri në 15:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në pjesë të rrugëve “Ivo Lola Ribar”, “Partizanska” dhe “Kliment Ohridski”, një pjesë të sheshit “Marshall Tito”, si dhe në objektin e Stopanska Bankës.
Ndërkaq, nga ora 09:00 deri në 12:40, pa energji elektrike do të mbetet fshati Hotël i Komunës së Likovës.
E premte, 27 nëntor 2026
Nga ora 08:45 deri në 14:45, ndërprerje të energjisë elektrike janë paralajmëruar në pjesë të rrugëve “Trajko Jovanovski” dhe “11 Nëntori” në Kumanovë.
Nga EVN Maqedoni bëjnë të ditur se ndërprerjet janë të planifikuara dhe realizohen për shkak të ndërhyrjeve teknike dhe punimeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Qytetarëve u rekomandohet t’i marrin parasysh oraret e paralajmëruara për të planifikuar aktivitetet e tyre të përditshme. /tvfesta

