Me rastin e 22 Nëntorit, “Vllaznia” organizoi tribunë shkencore me Dr. Shasivar Kabashi
Kumanovë, 23 nëntor 2026 – Dje, më 22 nëntor, me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip, Shoqata Edukative “Vllaznia” organizoi tribunë shkencore në sallën konferenciale të saj në Kumanovë, me ligjërues Dr. Shasivar Kabashi.
Në kuadër të kësaj tribune, Dr. Kabashi mbajti ligjëratën me temë “Shqiptarët dhe moderniteti politik osman – rasti i Hasan Prishtinës”, duke trajtuar zhvillimet politike të periudhës së vonshme osmane, rolin e shqiptarëve në këto procese dhe kontributin historik e politik të Hasan Prishtinës.
Përmes një qasjeje historike dhe analitike, ligjëruesi ofroi një këndvështrim mbi rrethanat politike të kohës, sfidat e shqiptarëve dhe rëndësinë e këtyre zhvillimeve në historinë tonë kombëtare.
Tribuna mblodhi pjesëmarrës të interesuar për historinë dhe çështjet kombëtare, duke krijuar hapësirë për reflektim dhe diskutim.
Përmes organizimeve të tilla, Shoqata Edukative “Vllaznia” vazhdon angazhimin e saj në promovimin e dijes, kulturës dhe vlerave kombëtare.

