
Muzikanti Filip Stevanovski nga Kumanova, i cili është anëtar i grupit të dyshes DNA, është në mesin e peronave të vdekur në tragjedin e mbrëmshme në diskotekën në Koçani, njofton TV Star nga Shtipi.
Stevanovski ishte producent, pianist, trombonist dhe kompozitor, magjistër i shkencave të xhazit kurse I punësuar si profesor në Qendrën Shtetërore të Shkollës së Muzikës (DMUC) “Sergei Mihailov” – Shtip.
Shkollimin fillor Stevanovski e kreu në Kumanovë. Shkollimin e mëtejmë e vazhdon në “Ilija Nikollovski – Luj” Shkup, ndërsa më vonë e perfeksionon në Amerikë.
Stevanovski ka kryer dy fakultete, dega instrumentale vokale, dega e muzikës klasike dhe dega xhaz.
Kohë më pare Stevanovski ishte i emëruar si drejtor i Qendrës së Kulturës në Shtip. / TV FESTA /