SPORT

Muarem Muarem pas fitores ndaj Shkëndijës së Haraçinës: Fitore e madhe!

Bashkimi i Kumanovës mori tri pikë të rëndësishme në duelin e xhiros së 14-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke mposhtur 1:0 Shkëndijën e Haraçinës. Golin e vetëm të takimit, të zhvilluar sot në Çair të Shkupit, e realizoi Murati në minutën e 64-të. Pas ndeshjes, trajneri i Bashkimit, Muarem Muarem, reagoi në rrjetet sociale, duke përgëzuar futbollistët për angazhimin, karakterin dhe shpirtin ekipor.

“Në një ndeshje shumë të rëndësishme për ne, arritëm fitore të madhe në transfertë kundër Shkëndijës së Haraçinës me rezultat 0:1! Urime lojtarëve për luftën, karakterin dhe shpirtin ekipor! Vazhdojmë së bashku”, shkroi Muarem.