Sot (05.12.2024) në ora 01.10 në Shkup, në rajonin e Bit Pazarit, pas informatave të marra paraprake operative dhe koordinimit të SPB Kumanovë me Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë Byrosë për Siguri Publike dhe SPB Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti i policisë intervenuese SPB Shkup kanë privuar nga liria personin F.A.(35) nga Kumanova.
Ai dyshohet se më datë 02.12.2024 në Kumanovë ka djegur tri vetura dhe një objekt afarist. F.A. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës.