
Sot (25.03.2025) rreth orës 14:20 nga nëpunës policorë të Stacionit policor Mirkovci, afër Manastirit Shën Nikita në f.Gornjani është ndalur automjeti i tipit “Vento” me targa të Shkupit i drejtuar nga I.S. nga fshati Bllacë, Shkup.
Gjatë kontrollit të automjetit u konstatua se ishte i ngarkuar me dru zjarri, pa dokumentacion të rregullt.
I.S. është ndaluar në pajtim me nenin 104 paragrafi 11 të Ligjit për pyje dhe është dërguar në Stacionin Policor Mirkovci për procedurë të mëtutjeshme. Është njoftuar Policia Pyjore dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës.