KUMANOVË

Mexhiti: Vazhdon ndërtimi i shtratit të lumit në fshatin Orizarë, Komuna e Likovës

Fshati Orizarë në Komunën e Likovës po përfiton nga një investim i rëndësishëm infrastrukturor, pasi kanë vijuar punimet për ndërtimin e shtratit të lumit që kalon nëpër këtë zonë. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“#NëTerren: Vazhdon ndërtimi i shtratit të lumit në fshatin Orizarë të Komunës së Likovës!”, ka shkruar Mexhiti, duke e shoqëruar me pamje nga terreni.

Ky projekt pritet të sjellë përmirësime të mëdha në menaxhimin e ujërave dhe mbrojtjen nga përmbytjet, si dhe të kontribuojë në sigurinë dhe mirëqenien e banorëve të kësaj ane.