
Tre persona nga Kumanova u arrestuan dje pasi gjatë një kërkimi në një shtëpi u gjetën lloje të ndryshme droge.
– Më 24.04.2025, punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ndaluan Z.A. (62 vjeç), S.D. (23 vjeç) dhe D.A. (30 vjeç), të gjithë nga Kumanova. Gjatë një kërkimi në shtëpinë e D.A., i realizuar me urdhër gjykate, ku ishin Z.A. dhe S.D., u gjetën tableta, substancë pluhur të bardhë, substancë pluhur kafe, një peshore digjitale, një makinë për grirje dhe sende të tjera, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Siç theksohet nga policia, ata janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin e policisë, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuzat përkatëse.