KUMANOVË

ISHP “Shtëpia e shëndetit Likovë”: Promovojmë shëndetin që në bankat e shkollës!

Promovojmë shëndetin që në bankat e shkollës!

ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Likovë zhvilloi një aktivitet edukativ me tematika mjekësore për nxënësit e klasave të 9-ta në:

SHFK “Dituria” – Likovë

SHFK “Faik Konica” – Sllupçan/Orizare

Ligjëratat u mbajtën nga ekipi ynë mjekësor:
Dr. Qendresa Miftari, Dr. Muhamed Selimi, Dr. Enis Ademi dhe Dr. Evzi Isufi, të cilët me profesionalizëm përcollën mesazhe të rëndësishme për kujdesin shëndetësor.

Falënderojmë shkollat për bashkëpunimin dhe mirëpritjen e ngrohtë!
Së bashku për një rini më të shëndetshme.

#ISHP_Likovë #EdukimShëndetësor #ShëndetiIPakthyeshëm