MAQEDONI

Mexhiti: Nga Bllaca, vendi i dhimbjes dhe shpresës, sot nisim një epokë të re: më shumë bashkëpunim, më pak barriera!

Nga Bllaca, vendi i dhimbjes dhe shpresës, sot nisim një epokë të re: më shumë bashkëpunim, më pak barriera!

Së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, inauguruam sistemin e përbashkët të menaxhimit kufitar “One Stop Shop”.

Ky nuk është vetëm një projekt. Është një akt konkret për një të ardhme pa kufij, jo vetëm ata fizikë që ndajnë shtetet, por edhe ata të padukshëm që i ndërton paragjykimi. Është hap drejt një Ballkani që zgjedh bashkëpunimin mbi ndarjen, zhvillimin mbi izolimin, fqinjësinë mbi frikën.

Unë besoj se integrimi nuk është thjesht një proces politik, por vizioni ynë i përbashkët për një rajon të lirë, të drejtë dhe pjesë e barabartë e Bashkimit Evropian.