Izet Mexhiti, një nga liderët e VLEN-it ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në të cilin thuhej se do të dëmtohet gjuha shqipe. Mexhiti ka shkruar që mbaroi loja, ai përçon mesazh që Qeveria punon. Kujtojmë që, Gjykata Kushtetuese sot vendosi që seanca të shtyhet për një rast tjetër në të cilin do të marrin pjesë edhe ekspertë, shoqëria civile, partitë politike.
“MBAROI LOJA! Gjuha shqipe nuk u ndalua, Ligji për gjuhën shqipe nuk u abrogua, Lista e zezë për korrupsion u konfirmua. Rrini rahat. Qeveria punon”, ka shkruar Mexhiti.
Ky reagim i Mexhitit vjen pak minuta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në të cilin vendim nuk ndodhë asgjë në dëm të gjuhës shqipe. E për këtë Mexhiti kishte paralajmëruar shumë herë që kjo është një lojë të cilës fundi i dihet.