MAQEDONI

Mexhiti: Gjithmonë nder të takohemi e bisedojmë me Bekimin e familjes heroike Jashari

Në vizitën vëllazërore në Komunën e Çairit, folëm për historinë heroike, të tashmen e planeve të mëdha dhe të ardhmen e ndritur të shqiptarëve.

Vizita e përbashkët në kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza”, një projekt historik në qendrën e Shkupit, është e domosdoshme, sidomos me Bekimin e Hamzës së familjes Jashari.

Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë rreth investimit më të madh në historinë e arsimit shqip në Maqedoni të Veriut.

Shqipja, shqiptari dhe Shkupi janë historikisht të lidhur, ndërsa tashmë e ardhmja ka një dimension të ri kulturor e kombëtar.

E falënderoj Bekimin për vizitën vëllazërore, ndërsa dera e Komunës së Çairit është gjithnjë e hapur për familjen që është busulla e shqiptarisë.