
Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një Intervistë për Ora24.Tv dhe Almakos.com ka komentuar edhe tentimin e LSDM-së për ta kaluar Ligjin e “Branitellave”.
Gashi theksoi se nuk ka pikë politike në këtë ligj, dhe se qëllimi i saj është që të luhet me ndjenjat e qytetarëve.
“Mendoj se nuk do shumë mend kjo për ta konstatuar se cili është qëllimi. Dihej se përbërja e kaluar e shumicës parlamentare e cila e kishte në rend dite atë dhe kishte mundësinë ta zgjidh. Për shkak se ishin në organet e Qeverisë dhe shumicës parlamentare. Nuk e zgjodhën. Dhe punën e parë që e bënë e propozuan të njëjtin ligj në Parlament. Intenca është për shkak të humbjes në një terren politik të numrave, të votave, që të krijohet një tension ndëretnik. Dhe unë mendoj se kjo është gjëja më e keqe që ne ja bëjmë vetvetes. Gjithmonë kur kemi ndonjë krizë politike, partiake, mundohemi ta hedhim topin për ta defokusuar opinionin te dështimet tona. Ne, nxisim një problem ndëretnik dhe mundohemi që ta, edhe ashtu raportet fragjile në mes dy komuniteteve më të mëdha në vend shqiptarëve dhe maqedonasve në vend se të japim të gjithë kontribut që ti përmirësojmë ne bëjmë këso veprime të cilat i vështirësojnë apo vendosin pyka në raportet ndëretnike. Dhe idenë e këtij ligji e shoh në këtë frymë, por ju e dini se ne po bëjmë çmos që ye mos luajmë me ndjenjat e qytetarëve, të mos luajmë në kartën nacionaliste. Në ashpërsimin e raporteve ndëretnike. Dhe mendoj se duhet edhe opozita të reflektoj dhe ta kuptoj se ka një milion tema tjera dhe nuk duhet të kthehet.
E vetmja gjë që fitoi ishte interpelanca që e bëri ‘Levica’ ndaj ish kryetares së Komisionit për Politikë Sociale në të cilën LSDM nuk mori pjesë. D.m.th. s`ka pikë politike aty”, deklaroi midis tjerash Gashi.