MAQEDONI

A ka përçarje në Qeveri, si po funksionon, flet kryeministri Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski sot nga Tetova ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe zërat për mosmarrëveshje mes koalicionit qeverisës.

“Në opinion po qarkullojnë informaciome të ndryshme, që nuk dua ti komentoj. Por ajo që dua të them është se Qeveria është e bashkuar. Jozyrtarisht kemi edhe një shumicë absolute dy të tretat në Kuvend, për dallim nga e kaluara kur kishim qeveri jostabile që funksiononte me këmbë të qelqta” , theksoi Mickoski, i cili sot qëndroi në Tetovë në promovimin e një bulevardi qëndror të realizuar nga komuna e Tetovës. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm kreu i Tetovës, Bilall Kasami dhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti. (INA)