KUMANOVË

Kumanovë, kallëzim penal ndaj një personi, dyshohet se ka sulmuar fizikisht partneren e tij

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një personi nga Kumanova, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij, raporton tvfesta.mk.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), kallëzimi penal është ngritur ndaj personit me inicialet D.K., nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 17 tetor 2026, në rajonin e Kumanovës, ku i denoncuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht partneren e tij.

“SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.K. nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale ‘lëndim trupor’. Më 17.10.2026, në rajonin e Kumanovës, i denoncuari ka sulmuar fizikisht partneren e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në njoftim nuk janë dhënë hollësi të tjera lidhur me rrethanat e rastit. /tvfesta