Një vajzë 21-vjeçare nga fshati Lubodrag i Kumanovës ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën rajonale Kumanovë – Sveti Nikollë, raporton tvfesta.mk.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti ka ndodhur më 18 nëntor 2026, rreth orës 08:00, kur një automjet i tipit “Volkswagen Golf”, me targa të Shkupit, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Automjeti drejtohej nga A.S. (21), banore e fshatit Lubodrag, në rajonin e Kumanovës.
“Në datën 18.11.2026, rreth orës 08:00, në SPB Sveti Nikollë është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë – Sveti Nikollë, një automjet ‘Volkswagen Golf’, me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.S. (21) nga fshati Lubodrag, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur”, njoftojnë nga MPB.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e automjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.
Në vendin e ngjarjes, ekipi i policisë nga Sveti Nikolla ka kryer ekspertizën për të dokumentuar rrethanat e aksidentit. /tvfesta

