KUMANOVË

Kumanovë, 36-vjeçari sulmon fizikisht babanë dhe motrën e tij, arrestohet nga policia

Një 36-vjeçar nga rajoni i Kumanovës është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë dhe motrën e tij, raporton tvfesta.mk.

Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor 2026, ndërsa i dyshuari është privuar nga liria rreth orës 18:15.

Bëhet fjalë për personin me inicialet D.M. (36), banor i një fshati të rajonit të Kumanovës, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy anëtarëve të familjes së tij, përkatësisht babait dhe motrës.

“Me datë 01.11.2026, në orën 18:15, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë privuar nga liria D.M. (36), nga një fshat i Kumanovës, për shkak se kishte sulmuar fizikisht babanë dhe motrën e tij”, bëjnë të ditur nga policia.

Pas arrestimit, 36-vjeçari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

Nga SPB Kumanovë njoftojnë se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim përkatës. /tvfesta