KUMANOVË

Kryetari i degës së BDI-së në Kumanovë, Ridvan Asani, uron 28 Nëntorin: Qofshim gjithmonë të bashkuar dhe krenarë!

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Kumanovë, Ridvan Asani, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, raporton tvfesta.mk.

Në urimin e tij, Asani ka theksuar rëndësinë e bashkimit kombëtar, krenarisë dhe respektit ndaj historisë, duke nderuar të gjithë ata që sakrifikuan për kombin shqiptar.

“Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit! Qofshim gjithmonë të bashkuar, krenarë dhe të denjë për historinë tonë! Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për kombin!”, ka shkruar Asani në urimin e tij.