BËHU PJESË E KRIJIMIT TË BUXHETIT TË KOMUNËS SË LIKOVËS PËR VITIN 2027! 🤝
Të nderuar bashkëqytetarë,
Ju ftoj të plotësoni pyetësorin online për krijimin e Buxhetit të Komunës së Likovës për vitin 2027 dhe të përfshiheni aktivisht në procesin e planifikimit të tij.
Propozimet, idetë dhe prioritetet tuaja përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm në krijimin e një buxheti që do t’u përgjigjet nevojave reale të qytetarëve dhe do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunën tonë.
Së bashku t’i përcaktojmë prioritetet dhe të krijojmë një buxhet në interes të të gjithë qytetarëve.
📅 Pyetësori është i qasshëm për t’u plotësuar deri më 1 dhjetor 2026.
Ju inkurajoj të përfshiheni dhe të jepni kontributin tuaj në ndërtimin e të ardhmes së Likovës!
👉 Pyetësori është i qasshëm në vegëzën vijuese: https://bit.ly/4BusHen

