SPORT

Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova do të formojë ekipin dhe do të marrë pjesë në Kampionatin Shtetëror për senior në vitin 2026

Për herë të parë pas 24 viteve të ekzistencës së tij, Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova do të formojë ekipin dhe do të marrë pjesë në Kampionatin Shtetëror për senior në vitin 2026.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe historik për klubin tonë, duke dëshmuar punën e palodhshme, përkushtimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm ndër vite. Pjesëmarrja në këtë nivel garash është rezultat i një pune serioze me gjeneratat e reja dhe përgatitjes profesionale të sportistëve tanë.

Me këtë paraqitje, synojmë jo vetëm përfaqësim dinjitoz, por edhe arritje konkrete në arenën shtetërore, duke ngritur edhe më lart emrin e klubit dhe të qytetit të Kumanovës.

Me respekt stafi i K.K. “BASHKIMI 2002” KUMANOVË