Fundjava në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut sjell përballje mjaft interesante në kuadër të xhiros së 7-të, ku vëmendja kryesore e ditës së shtunë do të jetë në Kumanovë, me derbin ndërmjet KF Bashkimit dhe Vardarit, raporton tvfesta.mk
Përballja ndaj ekipit nga Shkupi cilësohet si një nga më të rëndësishmet e këtij sezoni për ekipit vendas, ku objektivi i vetëm është mbajtja e tre pikëve në shtëpi. Në prag të këtij dueli, nga tabori i KF Bashkimit u është bërë thirrje e hapur të gjithë kumanovarëve që të mbushin shkallët e stadiumit.
KF Bashkimi kërkon mbështetjen e fuqishme të grupit të tifozëve “Ilirët” për të krijuar një atmosferë zjarrtë në tribuna.
Xhiroja nisi të premten me dy barazime me nga katër gola, Arsimi barazoi 2:2 me Shkëndijën e Tetovës në Gostivar, ndërsa në Kavadar edhe Tikveshi ndau pikët me Strugën (2:2).
Të dielën Sileksi pret Bregallnicën, ndërsa xhiroja mbyllet të hënën në Çair, ku Shkëndija e Haraçinës do të balfaqohet me FK Skopjen.
Klubi kumanovar fton të gjithë qytetarët t’i bashkohen festës së futbollit dhe të bëhen krah i ekipit drejt fitores!/tvfesta

