SPORT

KF Bashkimi kërkon fitoren ndaj Strugës në “Derbin Shqiptar”!

Pas pauzës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, kampionati vendor u rikthye këtë fundjavë me përballjet e xhiros së 9-të. Sfidat e kësaj jave do të përmbyllen sot në Kumanovë, ku do të zhvillohet edhe ndeshja e fundit e këtij rrethi, raporton tvfesta.mk

Sot me fillim nga ora 15:00, në stadiumin “BASHKIMI 1947”, skuadra e KF Bashkimit pret në shtëpi FC Strugën. Nga klubi kumanovar u kanë bërë thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për t’i dhënë mbështetje ekipit drejt rikthimit te fitorja dhe vazhdimit të rrugëtimit drejt objektivave të këtij sezoni.

Kjo sfidë i gjen skuadrat në pozicione të ndryshme në tabelë: FC Struga aktualisht mban vendin e dytë me 17 pikë të grumbulluara, ndërsa KF Bashkimi ndodhet në vendin e 9-të me vetëm 4 pikë.

Ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje u zhvilluan gjatë fundjavës. Siç informon tvfesta të shtunën, Arsimi dhe Sileksi ndanë pikët në një sfidë mjaft të barabartë që përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa Tikveshi arriti një fitore të bindshme në shtëpi duke mposhtur Bregallnicën e Shtipit me rezultat të pastër 3-0.

Sfidat vazhduan edhe të dielën, ku përballja mes dy Shkëndijave, asaj të Haraçinës dhe Shkëndijës së Tetovës, u mbyll pa fitues në barazimin 1-1. Ndërkaq, në takimin tjetër të ditës së diel, Vardari mori tri pikë mjaft të rëndësishme si mysafir duke mposhtur Skopjen me rezultat 2-1. /tvfesta