KUMANOVË

Këshilli Gjyqësor vendos: Kryetarja e Gjykatës së Kumanovës ka tejkaluar kompetencat

Këshilli Gjyqësor ka vendosur sot se parashtresa e punonjësve të Gjykatës Themelore të Kumanovës, me të cilën ankohen për presion dhe maltretim nga kryetarja e gjykatës, Snezhana Maneva, është e bazuar, raporton tvfesta.mk

Vendimi u mor pas një debati të gjatë dhe me ton të ashpër, ku tetë anëtarë të Këshillit votuan pro pranimit të ankesës së nënshkruar nga 75 punonjës, ndërsa dy ishin kundër.

Në terren kanë qëndruar anëtaret e Këshillit, Suzana Joshevska-Anastasovska dhe Arlinda Kadri-Shahinoviq, të cilat kanë biseduar me stafin dhe kanë marrë përgjigje nga vetë kryetarja Maneva.

“Atmosefra e punës në gjykatë është dëmtuar seriosisht për shkak të mënyrës së udhëheqjes nga kryetarja. Punonjësit janë ankuar për ndërhyrje në punët e administratorit gjyqësor, presion psikologjik, kontroll përmes evidencës së dyfishtë të pranisë, si dhe përdorim të shprehjeve fyes dhe ulëse, madje edhe para avokatëve e palëve,” deklaroi raportuesja Joshevska-Anastasovska, duke shtuar se te stafi është vërejtur frikë e theksuar nga pasojat.

Nga ana tjetër, kryetarja Snezhana Maneva, në përgjigjen e saj ka pranuar se ka konflikt me administratorin për shkak të mosveprimit të tyre, ndërsa ka prerë çdo kritikë me një qëndrim të ngurtë:

“Unë udhëheq me gjykatën në tërësi dhe kam obligim që ajo të funksionojë në dobi të qytetarëve. Të gjithë punonjësit DUHET të jenë plotësisht të përkushtuar dhe maksimalisht të angazhuar. Si gjyqtare dhe kryetare nuk pranoj asgjë më pak e as nuk bëj kompromise, pikë.”

Pavarësisht kësaj, Këshilli Gjyqësor konkludoi se dokumentet e grumbulluara dëshmojnë qartë se kryetarja Maneva ka tejkaluar kompetencat e saj të përcaktuara me Ligjin për shërbimin gjyqësor dhe rregulloren e punës së gjykatës. /tvfesta