MAQEDONI

Ibrahimi: U miratua propozim-vendimi për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit

Sot në Komisionin e Qeverisë u miratua propozim-vendimi për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit.

Emri i shkollës mban peshën e një figure të madhe – Azem Morana, i cili mbetet frymëzim për shumë gjenerata. Ai sakrifikoi gjithçka në rrethana të rënda, duke bërë betejë të hapur me sistemin komunist dhe duke u qëndruar besnik idealeve të lirisë dhe identitetit kombëtar.

Kjo shkollë është më shumë se një institucion arsimor, është një përmendore gjallë e rezistencës, përkushtimit dhe dinjitetit.