KUMANOVË

Huzeir Mustafi: Vazhdon nënçmimi i shqiptarëve në Kumanovë, për një periudhë të shkurtër bekatonizohen 29 rrugë, asnjë në lagjet shqiptare!

Kur unë dhe nënkryetari i ASH-së Gezim Kadriu insistuam dhe vendosëm ta bekatonizonim hapsirën pas stadiumit të KF Bashkimit, kryetarës së këshillit aq shumë ju dhimbsën ato bekatonka sa që para çdo votimi të buxheti e ribalanci e thoshte: “Keni harxhuar shumë bekaton aty, sa që e keni bërë pistë për aeroplana”

Ndërsa tani po e njejta promovon parking në një lagje që banohet me popullsi maqedonase, po për këtu nuk i dhimbsen bekatonkat e harxhuara.

E për deri sa VLENi vazhdon të FLEN, rikujtoj opinionin e qytetarët shqiptarë të Kumanovës, së këtë periudhë janë bekatonizuar gjithsej 29 rrugë, dhe të gjitha në lagjet e fshatrat me popullsi maqedonase, ndërsa asnjë rrugë në lagjet tona nuk është bekatonizuar.

Tri vite e para të këtij pushteti, tjetër këngë këndohej, gjithçka ndahej në shifrat 30, 40 madje edhe 50% për vendbanimet tona.

Kjo qasje dhe ky nënçmim duhet dhe do të përfundoj sa më shpejtë!