KUMANOVË

Huzeir Mustafi, Medina Emini e Memet Kadriu, propozimet e ASH-së, për këshilltarë në listen e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim në Kumanovë

Kryesia e ngushtë e Shtabit Zgjedhor të Degës së Kumanovës sonte mbajti mbledhjen e saj, ku me vota unanime u miratuan emrat e këshilltarëve që do të jenë pjesë e koalicionit AKI,në zgjedhjet lokale të tetorit.

Listës së ASH Kumanovë në Koalicionin Aleanca Kombëtare për Integrim do ti prijnë Huzeir Mustafi kryetar i degës, Dina Emini sekretare e degës, Memet Kadriu kryetar i FRASH etj.

Urime dhe na priftë e mbara, në fitoren e 19 tetorit!